Nëpunës doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë zbuluar dhe sekuestriuar stoli ari në vlerë prej 4 milionë denarë, të cilin një udhëtar nga Tetova, pronar i një argjendarie është përpjekur ta kontrabandojë në jastëk për qafë derisa ka qenë duke u kthyer me autobus nga Stambolli. Kundër kryerësit është ngritur kallëzim penal për vepër penale “kontrabandim”.
Drejtoria doganore njoftoi se vepra penale është zbuluar gjatë kontrollit të autobusir, i cili ka qarkulluar në relacionin Stamboll – Gostivar.
“Në pyetjen nëse kishin diçka për të deklaruar, asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi mallra për kontroll doganor, pas së cilës u krye një inspektim i detajuar. Përveç kësaj, 77 copë stoli ari me peshë 612 gramë u zbuluan brenda jastëkut të qafës që mbante i dyshuari”, njoftoi Drejtoria Doganore.
Drejtoria thekson se në procedurën parahetimore të Departamentit për Hetim, janë siguruan prova se banori i Tetovës kishte për qëllim të transportonte ilegalisht bizhuteritë e arit që kishte blerë nga një dyqan argjendarie në Stamboll në vend dhe t’i shiste ato në dyqanin e tij të argjendarisë.
“Drejtoria Doganore vazhdon me aktivitete të drejtuara drejt mbrojtjes së interesave financiare të shtetit dhe sigurimin e kushteve për ekonomi korrekte”, theksohet në komunikatë.


