FILE – Secretary of State Marco Rubio attends a signing ceremony for a peace agreement between Rwanda and the Democratic Republic of the Congo at the State Department, June 27, 2025, in Washington. (AP Photo/Mark Schiefelbein, File)
Presidenti amerikan, Donald Trump, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me pezullimin e sanksioneve dhe tarifave që lidhen me eksportet ruse, ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata do ta shqyrtojë situatën për deri në 60 ditë.
Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për pezullimin e disa masave të parashikuara në ligjin Graham, i cili synon të ushtrojë presion ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.
Rubio tha se presidenti dëshiron të vlerësojë ndikimin ekonomik që zbatimi i sanksioneve dhe tarifave do të kishte në ekonominë globale dhe atë amerikane, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Shumë prej jush ende nuk e dinë se cili është vendimi im, por do ta shqyrtojmë dhe do ta kuptoni”, u shpreh Trump para gazetarëve në Florida.
Masat e pezulluara përfshijnë tarifa ndaj mallrave ruse dhe ndëshkime për vendet që blejnë naftë dhe gaz nga Rusia. Ato pritej të hynin në fuqi javën e ardhshme.
Rubio theksoi se një nga çështjet që e ndërlikon vendimin është ndikimi te vendet që varen nga energjia ruse, përfshirë Indinë, e cila mbetet një blerëse e rëndësishme e naftës ruse.
Pezullimi vjen në një kohë kur çmimet e larta të energjisë po shtojnë presionin ndaj administratës Trump, ndërsa lufta me Iranin po ndikon në furnizimet globale me naftë.


