“Protestat e dhunshme në Tiranë kërkojnë gjak”, thotë kryeministri Edi Rama, i cili është në një komunikim live kushtuar zhvillimeve të fundit, duke shtuar se po përpiqet të mos bjerë në këtë kurth. Sipas tij, të maskuarit nuk janë studentët.
Ndërkohë, në protesta i kërkohet dorëheqja. Rama theksoi se kërkesa për dorëheqjen e tij është legjitime në një sistem demokratik, por vuri në dukje se duhet të shoqërohet me argumente e një përballje përmes dialogut.
Në përgjigje të kritikave se qeveria nuk ka reflektuar ndaj shqetësimeve të protestuesve, deklaroi se i ka dëgjuar me vëmendje zhvillimet dhe se nga faza e parë e protestave janë nxjerrë mësime që po zbatohen gradualisht.


