Papa Leo XIV do të dalë nga spitali të shtunën, katër ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për kancer në mushkëri, ka njoftuar Vatikani. Kjo do të shënojë rikthimin e shpejtë të tij në detyrat papnore, pas shqetësimit të parë serioz shëndetësor që nga fillimi i papatit të tij.
Papa i parë amerikan, 71-vjeçar, u shtrua të martën në spitalin Gemelli, ku mjekët i hoqën një nodul që u diagnostikua si adenokarcinomë pulmonare, lloji më i zakonshëm i kancerit të mushkërive, shkruan CNN.
“Duke marrë parasysh rezultatet e analizave të gjakut dhe radiografisë së kraharorit të kryera këtë mëngjes, si dhe pas vlerësimit të gjendjes së tij klinike, Ati i Shenjtë është vlerësuar se është në gjendje të mirë për t’u liruar nga spitali”, thanë mjekët e tij, Dr. Luigi Carbone dhe prof. Stefano Margaritora.
Papa pritet të largohet nga spitali të shtunën pasdite dhe të kthehet në Vatikan, pasi të kremtojë një meshë në mesditë në ambientet e institucionit shëndetësor.


