Ndryshe nga sa ndodhi dy ditë më parë ku një grup deputetësh të Partisë Demokratike u larguan nga turma e protestuesve, deputeti Saimir Korreshi duket se është i vetmi përfaqësues demokrat që është “pranuar” prej tyre.
Deputeti lushnjar i është bashkuar grupit të madh të qytetarëve këtë pasdite në qendër të kryeqytetit.
Prania e tij është mirëpritur nga protestuesit, disa prej të cilëve madje i kanë kërkuar të dalin edhe foto “selfie” me të. Korreshi, i njohur për denoncimet e tij me stilit unik dhe të veçantë të problematikave të zonës së Lushnjes, ka ecur mes turmës pa hasur rezistencën apo reagimet refuzuese që iu bënë kolegëve të tij të opozitës në ditën e parë të revoltës.
Një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është paraqitur në Bllokun e Sigurisë për të takuar personat e arrestuar pas tubimit.
Tabaku, e cila mban edhe detyrën e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka shkuar pranë ambienteve ku mbahen të ndaluarit, në një moment kur vëmendja është përqendruar te veprimet e Policisë pas protestës dhe personat e shoqëruar apo arrestuar.
LEXO EDHE: Tensionet përpara Ministrisë së Arsimit, Berisha thirrje demokratëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni në protestë!
Vizita e deputetes së PD-së vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, ku pati përplasje me efektivët e Policisë dhe persona të lënduar.
Deri më tani nuk ka detaje të tjera mbi përmbajtjen e takimeve apo deklarata të deputetes lidhur me vizitën.


