Ndryshimet në sistemin tregtar global, konkurrenca gjeoekonomike në rritje dhe nevoja që arkitektura ekzistuese institucionale e tregtisë ndërkombëtare, e krijuar në shekullin 20, të përshtatet me realitetin e shekullit 21, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Forumin e Liderëve të Ardhshëm Global, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Dubai, gjatë sesionit “Trade in Changing World”.
“Kur ka nga ata që e vënë në pikëpyetje modelin aktual, ndërsa jemi të shqetësuar për këtë, duhet të shikojmë edhe nga vetja dhe të pyesim çfarë mund të bëjmë për ta modernizuar sistemin në dobinë tonë të përbashkët”, theksoi Mucunski.
Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski vuri theks të veçantë te raporti ndërmjet hapjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë, duke theksuar se e ardhmja e tregtisë globale nuk duhet të paraqitet si një zgjedhje mes hapjes dhe sigurisë.
“Duhet ta bëjmë hapjen më të sigurt. Qëndrueshmëria në asnjë mënyrë nuk nënkupton izolim”, tha Mucunski.
“Sipas tij, shtetet që do të kenë sukese në pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë apo njëzet vitet e ardhshme nuk do të jenë ato që do të ndërtojnë muret më të mëdha, por ato që do të ndërtojnë urat më të qëndrueshme”, theksoi ministri.
Duke iu referuar pozitës së ekonomive më të vogla të konkurrencës globale, Mucunksi theksoi se fuqia e tyre nuk buron nga madhësia, por nga aftësia për të qenë partnerë të sigurt dhe të parashikueshëm.
Ai foli edhe për sovranitetin ekonomik, duke theksuar se ai është i lidhur ngushtë me ndërlidhjen infrastrukturore dhe energjetike. Në këtë drejtim, ai veçoi investimet në Korridoret VIII dhe X, infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, si dhe diversifikimin energjetik, duke shtuar se pavarësia energjetike është parakusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik dhe investimet në industritë e së ardhmes.
Duke iu referuar ndërvarësisë ekonomike dhe konflikteve globale, ai theksoi se pasojat e tyre prej kohësh nuk kufizohen vetëm te shtetet e përfshira drejtëpërdrejt në to.
“Viktima e parë e çdo konflikti është jeta njerëzore. Viktima e dytë është prosperiteti ekonomik – jo vetëm i shteteve të përfshira në konflikt, por edhe më gjerë, sepse zinxhirët tanë të furnizimit dhe rrugët tregtare janë të ndërlidhura fuqishëm”, thekson Mucunski.
Ai nënvizoi se në kushtet e ndryshimeve globale, përgjigja nuk duhet të jetë izolimi, por ndërlidhja më e madhe, modernizimi i sistemit ndërkombëtar, investimet në qëndrueshmëri dhe bashkëpunimi shumëpalësh në efikas.


