Bajrush Xhemajli ka rrëfyer në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, takimin e parë me veprimtarin e çështjes kombëtare, Nuhi Berishën, në fillim të shtatorit të vitit 1982.
Ai ka treguar se takimi ishte organizuar përmes aktivistëve të tjerë ilegalë dhe se, për të verifikuar identitetin e njëri-tjetrit, kishin përdorur një mënyrë të caktuar komunikimi.
“Tha: ‘A mos ke orë?’, se nuk kam, thashë po e kam. Tha sa është ora, thashë 18:00. O, tha ‘Azem’, si je”, ka rrëfyer Xhemajli për momentin kur e kuptuan se ishin takuar me personin e duhur.
Pas takimit, ata kishin shkuar te varrezat e Jahudisë, ku kishin qëndruar deri në mëngjes duke biseduar për veprimtarinë e tyre.
Xhemajli e ka përshkruar Berishën si një të ri trim, të guximshëm dhe të përkushtuar, me të cilin gjatë muajve pasues kishte zhvilluar takime të tjera dhe kishte bashkëpunuar në veprimtarinë ilegale.


