Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Kroacinë

25 Nëntor 2026

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026

Ka vetëm një gjë për të diskutuar me Rusinë

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sulmi në aeroportin e Riadit, Trump: Mund të shqyrtojmë përfshirjen në sulmet kundër Huthive – Vizion Plus

Press Online11 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtojnë përfshirjen në sulmet kundër rebelëve Huthi të Jemenit, pas goditjes së përgjakshme ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, ku të paktën 12 persona u vranë dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Trump bëri të ditur se planifikon të zhvillojë një bisedë me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, pas sulmit që tronditi kryeqytetin saudit.

I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni mund t’i bashkohet operacioneve ushtarake saudite kundër Huthive, presidenti amerikan la të hapur këtë mundësi.

“Mund të ndodhë. Do ta shikojmë. Sapo mësuam për sulmin e fundit, kështu që do të marrim një vendim. Ata janë në gjendje të mbrojnë. Sauditët janë luftëtarë të mirë. Por mendoj se sulmi ishte një gjë e tmerrshme”, tha Trump.

Sulmi i së shtunës, për të cilin autoritetet saudite fajësojnë rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, konsiderohet goditja më vdekjeprurëse ndaj Arabisë Saudite në më shumë se një dekadë.

Sipas autoriteteve, shpërthimi shkaktoi viktima dhe dëme në terminalin e pasagjerëve, ndërsa operacionet në aeroport u pezulluan përkohësisht dhe fluturimet u devijuan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se një shtetas amerikan ishte mes viktimave dhe dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si një shpërfillje të hapur ndaj jetës së civilëve të pafajshëm.

Previous ArticleBukuria po bëhet pjesë e mjekësisë, a është kjo diçka e keqe?!
Next Article Sulm në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë e mbi 300 të plagosur

Lajme të ngjashme

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026 GLOBI

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Kroacinë

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, kryetari i Kuvendit të Republikës…

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

Press Online25 Nëntor 2026 GLOBI

Bashkimi Evropian do të prezantojë sot një strategji të re për ta…

Ka vetëm një gjë për të diskutuar me Rusinë

Press Online25 Nëntor 2026 OPINIONE

Me një valë demokratike që po përhapej në shumicën e botës në…

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoni fillon zbatimi i rregullave të reja…

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.