Aeroporti Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite është bërë sërish shënjestër e një sulmi me raketa, një ditë pas goditjes vdekjeprurëse për të cilën rebelët Huthi morën përgjegjësinë dhe që shkaktoi 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur.
Sipas raportimeve të Al Jazeera, një raketë goditi Terminalin 4, duke shkaktuar zjarr, ndërsa autoritetet konfirmuan se nga sulmi i fundit pati edhe të plagosur, pa bërë të ditur numrin e tyre.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në rajon.
Huthët kanë paralajmëruar sulme të tjera ndaj aeroporteve dhe porteve saudite.


