Nga katër policë që shihen duke rrahur dy të rinjtë nga Saraji, vetëm njëri do të përfundojë me padi. Ministria e Punëve të Brendshme pasditen e sotme ka ftuar djemtë për të identifiluar policin e dhunshëm, ndërsa në Prokurori – brenda 24 orëve do të dorëzojë vetëm një padi penale, raporton TV Telma nga burime zyrtare brenda MPB-së.
Tre të tjerët që shihen duke goditur djemtë e shtrirë përtokë, duket se kanë shpëtuar!
Një video ku shihet brutalitetit policor ndaj dy djemve është përhapur në rrjetet sociale, gjë që është plotësisht në përputhje me deklaratat e djemve të rrahur se, pasi u nxorën nga automjeti dhe u prangosën, oficerët e policisë filluan t’i rrahin.
Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një ekip policor me përbërje të përzier etnike, dhe i dyshuari kryesor nga oficerët policer është shqiptar dhe një boshnjak, ndërsa ndihmohen edhe nga dy maqedonas. (koha.mk)


