Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Masakër në SHBA, 9 të vdekur nga të shtënat me armë në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë – Vizion Plus

Press Online10 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi nëntë persona raportohet se kanë humbur jetën nga të shtënat në një banesë në qytetin Erie, në Pensilvani. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 9 tetor, ndërsa mes viktimave dyshohet se janë edhe dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Sipas mediave lokale, bilanci përfundimtar ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Ngjarja nisi pak para orës 17:00, sipas orës lokale, kur autoritetet morën telefonata për të shtëna me armë në rrugën Perry Street, në pjesën lindore të qytetit. Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën dy gra të vrara jashtë banesës. Sipas dëshmive të raportuara nga mediat lokale, një person i armatosur kishte qëlluar me pistoletë jashtë shtëpisë dhe më pas ishte futur brenda.

Situata u përshkallëzua në një operacion disaorësh policor, pasi i dyshuari u barrikadua brenda banesës dhe refuzoi të dorëzohej. Në vendngjarje u angazhuan forca të shumta policie, përfshirë njësinë speciale SWAT, të cilat tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej. Gjatë operacionit u dëgjuan të shtëna të tjera nga brenda ndërtesës, ndërsa zona u rrethua për të garantuar sigurinë e banorëve.

Kur policia arriti të hynte në banesë, zbuloi disa persona të pajetë në pjesë të ndryshme të ndërtesës. Mes tyre raportohet se ishin dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Edhe i dyshuari u gjet i vdekur, me dyshimet paraprake se kishte vrarë veten me armë zjarri. Autoritetet po e hetojnë ngjarjen si një rast të mundshëm të vrasjeve të shumëfishta, të pasuara nga vetëvrasja e autorit të dyshuar.

Kreu i policisë së qytetit Erie, Rick Lorah, e cilësoi skenën brenda banesës si një nga situatat më të rënda dhe tronditëse me të cilat janë përballur ndonjëherë efektivët dhe hetuesit. Ai shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar se përmasat e tragjedisë janë të mëdha. Policia bëri gjithashtu të ditur se i dyshuari ka vdekur dhe se nuk ka më rrezik të drejtpërdrejtë për banorët e zonës.

Deri më tani, identitetet e viktimave dhe të autorit të dyshuar nuk janë bërë publike, ndërsa motivet e sulmit mbeten të paqarta. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë ngjarjet që çuan në të shtënat dhe të përcaktojnë nëse mes të dyshuarit dhe viktimave kishte lidhje familjare apo personale. Autoritetet lokale konfirmuan se situata është nën kontroll, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Previous ArticleAntigona Ramosaj: Një rrëfim prekës për betejën me sëmundjen dhe mirënjohjen për motrën
Next Article Rita Ora dhe Ylli Limani: Një bashkim surprizë në koncertin e Londrës?

Lajme të ngjashme

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.