Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi që të përqendrohen në zhvillimin ekonomik, duke vlerësuar se vendi ka humbur kohë dhe se investimet dhe sektori privat duhet të jenë në qendër të politikave qeveritare.
Duke folur në emisionin “Rreth e Rrotull” në TV Dukagjini, Shahini ka thënë se institucionet duhet të punojnë për t’i adresuar boshllëqet e krijuara gjatë viteve të fundit dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e ekonomisë.
Sipas tij, ekonomia është fusha kryesore ku qeveria aktuale mund të dëshmojë rezultate konkrete për qytetarët.
“Tashmë kur i kemi të gjitha. Qeveria e vendit, Kuvendi duhet t’i përvjelin duart dhe të t’i përmbushin ato boshllëqe kanë tash e më shumë se dy vjet…
Ko qeveri aktuale, të vetmen shpresë për të promovuar vetën si fuqi për qytetarët është ekonomia. Dhe nëse kjo i kthehet ekonomisë, të cilën e ka lënë anash. Kanë kaluar 6 vjet pa lënë asnjë shenjë të zhvillimit të hovshëm ekonomik. Të i kthehet investimeve dhe investitorëve. T’i kthehet sektorit privat, të krijon ura të bashkëpunimi me të dhe të komunikimit. Dhe në këtë formë ta kthehen shpresën e ekonomisë se ekonomia jonë është, ekonomi e varur nga importi”, ka deklaruar Shahini.


