Seriali turk “Mercan Köşk” ka marrë një kthesë të papritur, duke përfunduar aventurën e tij televizive më herët se sa pritej nga shikuesit.
Me një kast të njohur që përfshin Kubilay Aka, Hafsanur Sancaktutan dhe Bertan Asllani, ky produksion i ri nuk ka arritur të tërheqë audiencën e dëshiruar, duke rezultuar në një vendim të papritur nga prodhuesit.
Për shkak të performancës së dobët në reyting, është vendosur që seriali të mbyllet pas vetëm shtatë episodeve, duke e bërë episodin e fundit një moment të rëndësishëm për fansat.
Ky lajm ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve, veçanërisht pasi “Mercan Köşk” ishte një nga projektet më të pritura të sezonit të ri në ATV.
Faktori kryesor që ka ndikuar në këtë vendim është raportuar të jetë performanca e tij në shikueshmëri, e cila ka qenë nën pritshmëritë e prodhuesve.
Me gjithë spekulimet për një përfundim të parakohshëm, aktori Mehmet Özgür kishte mohuar këto thashetheme, duke deklaruar se ato ishin të pavërteta dhe se seriali do të vazhdonte.
Sidoqoftë, zhvillimet e fundit kanë ndryshuar situatën dhe tani është konfirmuar se episodin e shtatë do të jetë i fundit.
Me këtë përfundim, aventura e “Mercan Köşk” në ATV do të jetë më e shkurtër nga sa e kishin pritur shumë shikues, duke i dhënë fund historisë së personazheve të dashur nga publiku.


