Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Instagram teston një funksion të ri, ja se për çfarë bëhet fjalë!

Press Online8 Tetor 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Instagram po teston një mënyrë të re që do t’u lejonte përdoruesve të shfletojnë profilet në një lloj “modaliteti vetëm për shikim”, ku nuk mund të bëjnë pëlqim, koment, ndjekje apo të dërgojnë mesazhe. Funksioni mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur shfletoni profilet e dikujt dhe keni frikë se mos prekni aksidentalisht një foto të vjetër. Sipas pamjeve të publikuara nga zhvilluesi Alessandro Paluzzi, kjo veçori mund të lidhet me Instagram Plus, por aktualisht është vetëm në fazën e testimit të brendshëm.

Ndërkaq, një nga situatat më të sikletshme në Instagram është kur i vendosim pa dashje “like” një postimi, sidomos kur bëhet fjalë për një foto të vjetër. Kreu i Instagramit, Adam Mosseri, ka shpjeguar se çfarë ndodh me njoftimin nëse përdoruesi e heq menjëherë pëlqimin. Sipas shpjegimit të Mosserit, nëse një përdorues pëlqen aksidentalisht një postim dhe më pas e heq “like”-un, Instagram mund ta fshijë njoftimin nga seksioni i aktiviteteve të personit që ka publikuar foton. Pra, njoftimi brenda aplikacionit nuk mbetet pasi pëlqimi është hequr.

Por situata ndryshon nëse personi tjetër ka marrë një njoftim në telefon. Mosseri ka sqaruar se Instagram mund të heqë njoftimin brenda aplikacionit, por nuk mund ta fshijë një njoftim që tashmë është shfaqur në ekranin e telefonit të përdoruesit. Kjo do të thotë se heqja e menjëhershme e “like”-ut mund të zhdukë gjurmën nga aktiviteti në Instagram, por nuk garanton që personi tjetër nuk e ka parë njoftimin.

Nëse ai ose ajo e ka parë në kohë njoftimin në telefon, “like”-u aksidental mund të jetë vënë re. Pra, nëse ju ndodh të pëlqeni pa dashje një postim të vjetër, heqja e menjëhershme e “like”-ut është mënyra më e mirë për të shmangur që njoftimi të mbetet në Instagram, por nuk ka garanci që personi nuk e ka parë njoftimin në telefon.

Previous ArticleBlerina Matraku rikthen kujtimet me Klaudia Hilën pas polemikave të fundit
Next Article Korridori 8, premtime pa fund! Maqedonia sërish me afat të ri: Deri në vitin 2032

Lajme të ngjashme

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

YouTube po përgatit rivalin e Instagramit/Zbulohet aplikacioni sekret Tamba!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit…

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë…

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, priti kryeministrin…

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim…

Rama takoi dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Kasami: Vazhdojmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.