Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zhvilluar takime me banorët e Çellopekut, në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore.
Huseini bëri të ditur se pas Tenovës, ndalesa e radhës ishte Çellopeku, ku u takua me banorë në një kafene dhe zhvilloi, siç shkroi, biseda të drejtpërdrejta për çështjet që i bashkojnë dhe punët që i presin.
“Bisedat më të mira janë ato sy më sy”, shkroi Huseini në postimin e tij.
Në fund të postimit, ai iu referua edhe zgjedhjeve të 18 tetorit, duke shkruar se “fitorja dhe 18 tetori” janë gjithnjë e më afër.


