Pas protestave masive, shkollat e mesme në Francë kanë nisur gradualisht mësimin, ndërsa qeveria u bën thirrje nxënësve të nisin dialogun.
Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 86 për qind e shkollave hapën dyert, ndërsa pjesa tjetër vijon të mbetet e bllokuar.
Në Paris, megjithatë, situata mbetet e tensionuar, pasi në disa shkolla nxënësit vijojnë protestën dhe hyrjet janë bllokuar me kosha mbeturinash.
Protestat nisën në mesin e shtatorit në periferitë e Parisit dhe u nxitën kryesisht nga kushtet e këqija të godinave, klasat e mbipopulluara dhe mungesa e mësuesve.


