Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore: Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional!

Press Online7 Tetor 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Përdorimi masiv i inteligjencës artificiale, veçanërisht i ChatGPT-së, po ndryshon rrënjësisht mënyrën si njerëzit komunikojnë, mendojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie. Sipas të dhënave të fundit, ChatGPT merr rreth 2.5 miliardë kërkesa në ditë dhe numëron mbi 800 milionë përdorues në mbarë botën, duke e lënë shumë pas platforma të tjera si Google Gemini, Grok, Perplexity apo Claude. Të ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Brendon Bënja nga Geek Room dhe psikologia klinike Rudina Koromani diskutuan rreth ndikimit që ky fenomen po ka në shëndetin mendor dhe në marrëdhëniet njerëzore.

Përdorim i larmishëm, por me rreziqe

Sipas Bënjës, përdoruesit kanë filluar të diferencojnë platformat sipas qëllimit: Gemini përdoret më shumë për rishkrim tekstesh dhe emailesh, ndërsa Claude konsiderohet më efikas në kodim. Studime nga Ipsos dhe McKinsey tregojnë se rreth 70% e njerëzve e përdorin inteligjencën artificiale çdo ditë, kryesisht për qëllime profesionale, por gjithnjë e më shumë edhe për çështje personale.

Rreziku i zëvendësimit të psikologut

Koromani theksoi se një nga problemet më shqetësuese është përdorimi i ChatGPT-së si zëvendësues i terapisë psikologjike. Ndryshe nga një psikolog, i cili analizon, sfidon mendimet dhe ndihmon individin të kuptojë më thellë emocionet e tij, ChatGPT priret të “validojë” çdo gjë që përdoruesi thotë, pa marrë parasysh nëse është e drejtë apo jo. Kjo mund të rëndojë problematika si ankthi apo depresioni, në vend që t’i trajtojë ato.

Një fenomen i ri i vërejtur nga vetë psikologia është se tashmë klientë të rinj i drejtohen kabinetit të saj pasi janë “rekomanduar” direkt nga ChatGPT, i cili ka filluar të sugjerojë profesionistë me emra konkretë në bazë të vendndodhjes së përdoruesit – një shenjë se AI po zëvendëson gjithnjë e më shumë motorët e kërkimit tradicionalë si Google.

Lajmi nga Kina dhe partnerët virtualë

Bisedë veçanërisht shqetësuese ishte ajo rreth vendimit të fundit të shtetit kinez për të fikur miliona agjentë AI që shërbenin si “partnerë romantikë” virtualë për përdoruesit. Sipas të ftuarve, kjo tregon se autoritetet kineze e kanë konsideruar këtë praktikë të dëmshme për shëndetin mendor, pasi krijon lidhje emocionale të thella me një entitet artificial që më pas e bën të vështirë kalimin drejt marrëdhënieve reale njerëzore. Në disa raste ekstreme, individë kanë shpenzuar shuma të majme (deri në 2 milionë dollarë) për partnerë virtualë. Koromani paralajmëroi se personat që ndërtojnë raporte romantike me chatbot-ët rrezikojnë të izolohen plotësisht, duke refuzuar kontaktin real me njerëz, pasi ndihen “të pakuptuar” nga bota reale krahasuar me përgjigjet gjithmonë pozitive të AI-së.

Ndikimi te brezat e rinj

Studime të fundit të përmendura në bisedë tregojnë se përdorimi i AI nga nxënësit në shkolla ka rritur notat në afat të shkurtër, por ka ulur aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të lexuar në thellësi, një shqetësim serioz për të ardhmen e brezave të rinj, veçanërisht Millennials dhe Gjeneratës Z, që përbëjnë 65-70% të përdoruesve të AI.

Previous ArticleShiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës
Next Article Hoxha: Thellojmë bashkëpunimin institucional me Kosovën në bujqësi dhe sigurinë ushqimore

Lajme të ngjashme

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt!

24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Samsung vjen me një surprizë së shpejti…

24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.