Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar, 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë protestës

Press Online5 Tetor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link



Policia e Kosovës ka njoftuar se gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme gjatë protestës së zhvilluar të hënën në Prishtinë.

Sipas Policisë, gjatë mbrëmjes disa protestues kanë hedhur në vazhdimësi mjete piroteknike, fishekzjarre dhe mjete të forta në drejtim të objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe në disa raste ndaj zyrtarëve policorë.

Policia ka bërë të ditur se, për shkak të situatës së krijuar, është detyruar disa herë të ndërhyjë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar eskalimin e mëtejmë. Gjatë ndërhyrjeve janë përdorur pajisje policore, përfshirë gazin lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës.

Si pasojë e protestës, sipas Policisë, 11 qytetarë dhe protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa gjashtë zyrtarë policorë kanë marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Policia ka theksuar se këto të dhëna mund të ndryshojnë varësisht nga zhvillimet.

Po ashtu, tre persona janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve të ndodhura në orët e mbrëmjes pranë institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, ku disa protestues në vazhdimësi kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre e mjete të forta, ndaj objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, Policia e Kosovës me qëllim të vënies së situatës nën kontroll dhe parandalimit të eskalimit të mëtejme të situatës, është detyruar disa herë të veprojë ndaj protestuesve që kanë shfaqur dhunë, duke përdorur pajisjet e nevojshme policore, gazin lotsjellës përfshirë topin e ujit për shpërndarje të turmës.

Policia e Kosovës, për shkaqe sigurie të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, është detyruar që në intervale të ndryshme kohore të ndalojë për qarkullim lëvizjen e automjeteve në disa rrugë përreth qendrës së kryeqytetit, në zonat ku po zhvillohet protesta.

Si pasojë e protestës dhe zhvillimeve në terren, mosrespektimit të thirrjeve të vazhdueshme policore për qetësi dhe rënies ndesh me ligjin, janë shoqëruar në stacion policor tre (3) persona/protestues, ndaj të cilëve të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj objekteve shtetërore dhe në disa raste ndaj zyrtarëve policorë që kanë qenë në detyrë zyrtare, gjashtë (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor. Po ashtu, sipas informacioneve të deritanishme njëmbëdhjetë (11) qytetarë/protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të cilëve po ashtu iu është ofruar ndihma mjekësore, informacione këto të cilat mund të

ndryshojnë varësisht nga zhvillimet.

Policia e Kosovës për asnjë ditë dhe në asnjë rast nuk ka vepruar ndaj protestuesve të cilët kanë protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, por ka vepruar vetëm në rastet kur protestuesit kanë shfaqur dhunë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve policorë, të cilët në vazhdimësi përmes komunikimeve me protestues dhe përmes thirrjeve publike, ka vazhduar së apeluari që të protestohet në mënyrë të qetë dhe në suaza ligjore.

Protesta edhe në këto orë të vona është duke vazhduar e cila aktualisht është e qetë, përderisa zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, siç e kemi theksuar në vazhdimësi siguria e qytetarëve, siguria e pronës publike e private si dhe mbarëvajtja e protestës së qetë vazhdojnë të jenë interes i Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Policia.

Previous ArticleVon der Leyen shkoi, por përplasjet mbetën! Sofja ende pa përgjigje për takimin e kërkuar nga Mucunski
Next Article Toney dhe Ega: A është dasma e tyre në horizont?

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.