Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar për zhvillimin e një proteste në Bruksel më 10 tetor, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që t’i bashkohen tubimit.
Sipas njoftimit të organizatorëve, për shkak të paralajmërimit për një numër të madh pjesëmarrësish, adresa e protestës është ndryshuar.
Protesta do të mbahet në Rond-Point Schuman, 1000 Bruksel, në kryeqendrën belge dhe pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke e cilësuar tubimin si një protestë kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.


