Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm 101 deputetë.
Seanca ishte paraparë të niste në orën 09:00, por fillimi i saj u shty për më shumë se një orë.


