Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm familjar, ku shfaqet duke biseduar në shqip me kushëririn e saj tetëvjeçar.
Në një video të publikuar në InstaStory, këngëtarja e pyet të voglin për një fjali që ai kishte thënë më herët, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.
Qysh ke thënë, ‘ishalla do t’i gjejmë Bebes një burrë’? Pse? Se jam e vjetër pak a?
-dëgjohet t’i thotë Rexha kushëririt.
Më pas, ajo e pyet se sa vjeç është. Kur ai i përgjigjet se është tetë vjeç, Bebe i thotë në shqip:
Sa i mençur.
Videoja u komentua si një tjetër moment që tregon lidhjen e këngëtares me gjuhën dhe kulturën shqiptare. Rexha është rritur në një familje shqiptare në New York dhe ka folur shpesh publikisht për origjinën e saj.
Momenti familjar vjen pak ditë pasi këngëtarja ishte pjesë e MTV Video Music Awards 2026, ku ishte nominuar në kategorinë “Best Dance” për këngën “New Religion”.


