Interi po planifikon të ardhmen e mesfushës dhe një nga emrat që ka përfunduar në listën e drejtuesve zikaltër është Alessandro Romano, talenti 20-vjeçar i Cagliarit.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, klubi milanez po monitoron nga afër mesfushorin, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni.
Romano shihet si një profil që përputhet me strategjinë e Interit për të investuar te futbollistët e rinj me potencial të madh zhvillimi.
E ardhmja e Hakan Calhanoglu, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2027, mbetet një nga çështjet që do të ndikojnë në planet e zikaltërve. Në rast se palët nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin, Romano mund të jetë një nga alternativat për të përforcuar mesfushën.
Interi synon të ndjekë një strategji të ngjashme me atë të transferimit të Nicolo Barellas nga Cagliari, megjithatë, për momentin bëhet fjalë për interesim dhe monitorim, pa një marrëveshje të konfirmuar.


