Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Vincenzo Montella në krizë, media e tifozët turq i kërkojnë dorëheqjen. Sfida me Italinë, shansi i fundit?

Press Online3 Tetor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kërkesa për dorëheqje, 6 humbje në 5 ndeshjet e fundit, 3 nga të cilat radhazi duke barazuar një rekord që rezistonte që nga viti 1993. Dhe dy humbjet e fundit ishin me një diferencë prej 3 golash, gjë që nuk ndodhte që nga koha kur ekzistonte ende Bashkimi Sovjetik.

Vetëm këto mjaftojnë për të vulosur krizën totale të Vincenzo Montellas në pankinën e Turqisë, vetëm 6 muaj pas kualifikimit historik të skuadrës në Botërorin e këtij viti pas 24 vitesh mungesë. Nga hero në të akuzuarin kryesor, rruga ishte shumë e shkurtër për teknikun dhe ndeshja e së hënës ndaj Italisë  në Bologna mudn të jetë vërtetë kapitulli i fundit i Montellës në pankinën e kombëtares turke.

Nga Bursa, ku pësoi një humbje 1-4 nga Të Kaltrit, në Liege ku Belgjika e mposhti pastër 3-0, nga tribunat u dëgjua shumë herë një kor unanim: ‘Montella dorëhiqu’, një kor që gjeti mbështetje edhe në media. ‘Fanatik’, një prej të përditshmet kryesore turke, ftesa që ai të largohet është e qartë. ‘Mendoj se është më mirë që të largohesh me raporte të mira, pa u dëmtuar më shumë-shkruan gazetari Tunç Kayacı teksa i drejtohej trajnerit-pas dështimit në botëror, një trajner që e nis Nations League me 3 humbje në 3 ndeshjet e para nuk do të qëndronhte në postin e tij, në asnjë vend tjetër të botës, përveçse këtu te ne…’.

Por Vincenzo Montella duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë.

‘Nuk dua t’iu kushtoj shumë vëmendje kritikave aktuale-tha ai-edhe unë, ashtu si futbollistët, luftoj në fushë me zemër’

Për Montellan, që nënvizon sesi mungesat e Calhanoglu, Yildiz e Kökçü janë një peshë e rëndë për t’u mbajtur, problemi thuajse më i rëndësishëm është pritshmëria për rezultate gjithnjë e më në rritje për kombëtaren turke në vitet e fundit.

‘Në këto 3 ndeshje kemi bërë vetëm një ndeshje; futbollin e luajtur në pjesën e parë ndaj Italisë-tha Montella pas ndeshjes me Belgjikën-duhej të reagonim dhe e bëmë sot. Statistikisht ishte një ndeshje e ekuilibruar, lojtarët tanë luftuan shumë nga fillimi në fund. Të jesh në Ligën A është një privilegj, jo një krim, kështu që duhet të vazhdojmë punën për t’u përmirësuar dhe për të dhënë maksimumin. Nuk po kritikoj futbollistët në asnjë mënyrë, por në futboll ka nivele të ndryshme dhe Liga A është një prej tyre’.

Është si të thuash se ndoshta skuadra është rritur më shpejt se ç’duhet dhe fusha ka treguar që lëvizja në futbollin turk nuk është ende në lartësinë e gjigantëve të Evropës. Dhe nuk duhet harruar se eliminimi i parakohshëm nga Botërori ka lënë gjurmë shumë të forta në mendjen e futbollistëve. Sigurisht me 3 humbje në 3 ndeshje dhe 1 gol të shënuar e 8 të pësuar, ndeshja në Bologna merr formën e shansit të fundit për Montellan; një tjetër humbje do të dënonte praktikisht Turqinë me rënie në Ligën B dhe trajneri, pavarësisht kontratës me rreth 2 milionë euro në vit deri në 2028, do të shkarkohej.

 

 

Previous ArticleTë rejat nga kompania e ‘Apple’ nuk kanë fund! Ja se çfarë pritet të ndodhë…
Next Article Pamjet e Adi Hilës: Eksperti zbardh misterin e kamerave të regjistrimit

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.