Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tronditëse/50 vjeçares Christa Pike iu injektuan 7 gjilpëra, ndihmoi ekzekutuesit të gjenin venën e saj!

Press Online3 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

E lidhur në krevatin e ekzekutimit për rreth një orë, 50 vjeçares Christa Pike iu injektuan njëra pas tjetrës shtatë gjilpëra, ndërsa stafi mjekësor përpiqej të gjente një venë për të injektuar substancën vdekjeprurëse. Sipas New York Post , duke cituar avokatët e saj, të paktën shtatë gjilpëra u përdorën gjatë ekzekutimit, me njërën prej tyre që u thye, kur iu hoq nga krahu. Dhe ndërsa procesi po zhvillohej në një kaos të paparë, vetë 50-vjeçarja jo vetëm që bashkëpunoi, por u përpoq edhe t’i udhëzonte ata që ishin caktuar për ta ekzekutuar, duke treguar vende në trupin e saj ku ajo besonte se mund të gjenin një venë.

“Ju lutem, provoni më lart, mbi shpatullën time. Provojeni këtu, mendoj se do të jetë në rregull”, thuhet se u ka thënë ajo ekzekutuesve vazhdimisht, sipas Steven Ferrell të firmës ligjore Federal Defender Services të Tenesit Lindor. Ekzekutimi i Pike në Institucionin e Sigurisë Maksimale Riverbend të Nashville dështoi, duke bërë që ajo të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar Vanderbilt. Avokatët e saj njoftuan të nesërmen se ajo ishte në gjendje kritike, duke marrë mbështetje për jetën, dhe theksuan se ka shumë gjasa që të ketë marrë dëmtime në tru.

Avokatët e saj theksojnë gjithashtu faktin se Pike kishte shprehur frikë para ekzekutimit se stafi do të kishte vështirësi në gjetjen e venave të saj. Ajo po merr tani trajtim mjekësor, pasi i mbijetoi ekzekutimit. Christa Pike, tani 50 vjeçe, u shpall fajtore për vrasjen e një shoqeje të klasës në vitin 1995. Krimi u krye së bashku me të dashurin e saj, kur ajo ishte 18 vjeçe. Ajo ishte planifikuar të bëhej gruaja e parë e ekzekutuar në Tennessee pas më shumë se 200 vjetësh, por u dërgua në një institucion mjekësor pasi ilaçi nuk arriti ta vriste. Ndërkaq Tennessee ka pezulluar të gjitha ekzekutimet pas ekzekutimit të dështuar të Christa Pike, e cila mbijetoi dy tentativa për injeksion vdekjeprurës. Guvernatori Bill Lee njoftoi se do të zhvillohet një hetim i pavarur për incidentin, i cili e ka lënë Pike në gjendje kritike.

 

Previous ArticleASH shpërthen pas vizitës së von der Leyen: Mjaft me pritje, ose vendime ose një tjetër vit i humbur!
Next Article Pse bëhet më e vështirë humbja e peshës me kalimin e moshës?

Lajme të ngjashme

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI

Fëmijët në Roblox, në rrezik/ Akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit. Dy dëshmitarë rrëfejnë para Senatit

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.