Phil Collins ka treguar se më në fund ka lënë pas përplasjen e gjatë me Paul McCartney, e cila kishte nisur pas një takimi mes tyre në vitin 2002.

Historia daton në koncertin për Jubileun e Artë të Mbretëreshës Elizabeth II, ku Collins, i cili ishte bateristi i eventit, i kërkoi McCartney-t të firmoste një libër për Beatles. Sipas Collins, ish-anëtari i Beatles e quajti atë “një fans të madh të Beatles-it, Phil-i ynë i vogël”, koment që muzikanti e përjetoi si patronizues.
Collins e përfshiu historinë në kujtimet e tij të publikuara në vitin 2016. Pas kësaj, McCartney i dërgoi një email, por Collins nuk iu përgjigj dhe marrëdhënia mes tyre mbeti e ftohtë për vite.

Situata ndryshoi së fundmi, kur McCartney kontaktoi Collins në lidhje me një ankand bamirësie për King’s Trust. Gjatë telefonatës, të dy folën për incidentin dhe Collins i kërkoi falje për faktin që e kishte bërë publike historinë.
U puthëm dhe u pajtuam
-tha Collins gjatë një interviste në “Piers Morgan Uncensored”, duke shtuar se ishte i kënaqur që më në fund e kishin diskutuar çështjen.
Collins, 75 vjeç, tha se tani e konsideron këtë kapitull të mbyllur, ndërsa McCartney ka rënë dakord të kontribuojë në ankandin e bamirësisë që do të zhvillohet në nëntor.



