Ngjyrat e thonjve për këtë tetor duken më shumë si përbërës të një ëmbëlsire sesa si një paletë manikyri. Cherry jam, cinnamon spice dhe dark chocolate janë disa nga nuancat që profesionistët po sugjerojnë për sezonin.
InStyle shkruan sot se paleta e tetorit po orientohet drejt toneve të ngrohta dhe të thella, të lidhura me ushqimet dhe aromat tipike të vjeshtës.
Cherry jam sjell një të kuqe të errët dhe me shkëlqim, ndërsa çokollata e zezë zëvendëson nuancat më të lehta kafe. Kanella qëndron mes kafesë dhe portokallisë, duke krijuar një alternativë më të butë për ata që nuk duan ngjyra shumë të errëta.
Interesant është edhe ndikimi i trendit “gourmand”, që prej parfumeve po kalon në kategori të tjera të beauty-t. Emrat dhe ngjyrat lidhen gjithnjë e më shumë me kafenë, ëmbëlsirat, frutat dhe erëzat. Këtë tetor, frymëzimin për manikyrin mund ta gjesh më shpejt në një menu ëmbëlsirash sesa në një pasarelë.



