Shqipëria e Maran vuajti humbjen e parë në Ligën e Kombeve, teksa humbi 2-1 me Finlandën pas një përmbysjeje dramatike. Kuqezinjtë gjetën avantazhin me Manajn, në minutën e 4-rt, por kur kronometri maste 22 minuta lojë, një dalje e gabuar e portierit Berisha solli ndëshkimin e tij me karton të kuq. Nga goditja e dënimit që pasoi, vendasit barazuan me Walta. Në pjesën e dytë, Finlanda gjeti avantazhin po me Walta, në minutën e 71-të. Kuqezinjtë tentuan të reagonin në minutat e mbetura. Pilo pati një mundësi të mirë në minutën e 60-të, por goditja e tij e dytë shkoi jashtë, ndërsa në minutën e 80-të Uzuni u pengua në zonë dhe kërkoi penallti. Pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi ishte se nuk kishte 11-metërsh. Finlanda merr kreun e Grupit me 7 pikë, 1 më tepër se Shqipëria. Skuadrat kanë edhe tre ndeshje për të luajtur, por Finlandën rivale ditekte, e presim në Tiranë më 12 nëntor. Takimin e radhës kuqezinjtë e kanë me San Marinon, ditën e martë.
Rezultati:
Finlandë 2-1 Shqipëri
Walta 26′, 71′ / Manaj 4′
Komenti Live:
82′ Zëvendësim te Finlanda. Largohet Walta dhe në vendin e tij futet Valakari.
81′ Vjen konfirmimi i VAR. Nuk ka penallti për kuqezinjtë.
80′ Uzuni pengohet në zonë dhe pretendon për penallti, ndërsa arbitri e ndëshkon me karton të verdhë për protesta.
77′ Shqipëria kryen dhe dy zëvendësimet e fundit. Largohen Pilo dhe Asllani. Në vendet e tyre futen Mehmeti dhe Shehu.
74′ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.
71′ Gol Finlanda 2-1/ Walta provon me të djathtën nga goditja e dënimit dhe e dërgon topin në rrjetë. (Video)
65′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Muçi dhe në vendin e tij futet Uzuni.
62′ Dy zëvendësime te Finlanda. Largohen Hakans dhe Miettinen, në vendet e tyre futen Jukkola dhe Vaisanen.
60′ Pilo futet në zonë dhe godet, por ndalet nga Hradecky. Topi rikthehet sërish te mesfushori, i cili në tentativën e dytë godet jashtë.
59′ Ramadani ul një top në zonë dhe Gjimshiti e devijon, por portieri Hradecky arrin ta kontrollojë.
54′ Hakans provon me një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
46′ Zëvendësim te Finalnda. Largohet Kairinen dhe në vendin e tij futet Kamara.
46′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Manaj dhe në vendin e tij futet Daku.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ Ramadani tenton të kthejë një top me kokë në zonë, por tentativa e tij është e gabuar.
31′ Sherri ndëshkohet me karton të verdhë.
26′ Gol Finlanda 1-1/ Walta gjuan rrafsh me tokën nga goditja e dënimit dhe ndëshkon ekipin kuqezi. (Video)
25′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Largohet Hoxha dhe Sherri e zëvendëson duke u futur në portë.
22′ Etrit Berisha shkakton një ndërhyrje të gabuar jashtë zone dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë kuqezinjtë me 10 lojtarë. (Video)
15′ Hoxha lëviz në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por topi shkon jashtë kuadratit.
4′ Goool Shqipëria 0-1/ Asllani kroson nga këndorja dhe Manaj godet me kokë duke kaluar në avantazh kuqezinjtë. (Video)
1′ Starton sfida në Helsinki!



