Makeup-i i këtij sezoni nuk po ndjek vetëm një paletë. Nga njëra anë janë buzët terracotta dhe blush-i rozë i ngrohtë, ndërsa nga ana tjetër po shfaqen eyeliner-i charcoal dhe hijet e syve në tone të ftohta, deri te lavender.
Vogue i ka veçuar sot këto kontraste mes beauty looks më interesante të javës. Paloma Elsesser është një nga emrat që përfaqëson tonet më të ngrohta, ndërsa Daisy Edgar-Jones dhe Rosalía kanë eksperimentuar me ngjyra më të ftohta.
Në vend që i gjithë makeup-i të jetë në të njëjtën familje ngjyrash, ideja është pikërisht përzierja. Një buzë e ngrohtë mund të kombinohet me një sy më të ftohtë, ose një blush natyral me eyeliner shumë më të fortë.
Kjo e bën trendin relativisht të thjeshtë për t’u provuar, sepse nuk kërkon ndryshimin e të gjithë rutinës. Mjafton një element me kontrast për ta bërë makeup-in të duket ndryshe.
Rregulli i vjetër ishte që ngjyrat të harmonizoheshin / këtë vjeshtë, kontrasti po bëhet pjesa më interesante e look-ut.


