Lily Allen është bërë pjesë e fushatës së re të Calzedonia, ku këngëtarja shfaqet me disa prej modeleve të koleksionit të ri të getave dhe veshjeve me dantella.

Në fotografitë e realizuara nga Sharna Osborne, Allen pozon me një stil të frymëzuar nga moda retro, duke kombinuar elemente leopard print, geta dekorative dhe këpucë me platformë.

Fushata vjen në një periudhë kur këngëtarja po vazhdon turneun e saj “West End Girl”, për të cilin stilimi është realizuar nga Mel Ottenberg. Allen ka folur së fundmi edhe për mënyrën se si ka ndryshuar marrëdhënia e saj me modën dhe sensualitetin ndër vite.

Në intervistën për “Who What Wear”, ajo tha se tashmë ndihet më e lirë të eksperimentojë me mënyrën se si vishet dhe se getat janë ndër pjesët që i pëlqejnë më shumë në koleksionin e ri.

Një prej modeleve të preferuara të saj është një palë geta me motive lulesh dhe rrjetë, të cilat, sipas Allen, ndërthurin një pamje vintage me elemente moderne. Koleksioni i Calzedonia përfshin gjithashtu modele me pika dhe motive kafshësh.

Këngëtarja, e cila këtë vit shënon 20-vjetorin e debutimit muzikor, vazhdon të jetë aktive si në muzikë, ashtu edhe në modë dhe projekte skenike.




