Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Evra në mbrojtje të Cristiano Ronaldos: Nuk mund të hedhësh poshtë 25 vite histori, respektojeni

Press Online3 Tetor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Patrice Evra ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos pas situatës së krijuar rreth largimit të tij nga grumbullimi i Portugalisë, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Ish-mbrojtësi francez ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë situatë, duke theksuar se Ronaldo nuk është një lojtar i zakonshëm dhe se kontributi i tij për përfaqësuesen portugeze nuk mund të harrohet. Sipas Evra, ylli portugez ka qenë një figurë kyçe në historinë e futbollit të vendit të tij, duke udhëhequr një brez drejt sukseseve të mëdha dhe duke i dhënë Portugalisë një vëmendje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

“Jemi duke folur për Cristiano Ronaldon. Përpara se Jorge Jesus të bëhej dikush në Portugali, Ronaldo ishte tashmë aty. Ai ndihmoi në krijimin e historisë së futbollit portugez, udhëhoqi një brez drejt sukseseve të mëdha dhe i dha kombëtares një prani globale”, është shprehur Evra.

Francezi theksoi se Ronaldo nuk ka pse të jetë titullar në çdo ndeshje apo të luajë për 90 minuta, por stafi teknik duhet të gjejë një rol të përshtatshëm për të, duke shfrytëzuar përvojën, mentalitetin dhe ndikimin e tij te futbollistët e rinj.

“Po, Ronaldo është 41 vjeç, por nuk mund të hedhësh poshtë 25 vite histori. Nëse gjërat kanë arritur deri në pikën që ai të largohet nga grumbullimi, atëherë Jorge Jesus duhet të pyesë veten se si u lejuan të shkonin kaq larg”, ka theksuar ish-futbollisti.

Në përfundim, Evra nënvizoi se një lojtar mund të zëvendësohet në fushën e lojës, por historia dhe kontributi i Ronaldos për Portugalinë janë të pazëvendësueshme. Ai bëri thirrje për respekt ndaj kapitenit portugez, pavarësisht kritikave që mund të ketë për paraqitjet e tij.

“Mund të zëvendësosh një lojtar në fushë, por nuk mund të zëvendësosh historinë. Respektojeni Cristiano Ronaldon, edhe nëse nuk jeni dakord me të apo kritikoni paraqitjet e tij. Mos harroni kurrë atë që ai i ka dhënë Portugalisë”, ishte mesazhi i Evras.

Previous ArticleBen Affleck flet për jetën sentimentale dy vite pas ndarjes nga Jennifer Lopez!
Next Article Auditimi i brendshëm në QKUK nxjerr në pah keqmenaxhimin, paralajmrohen masa

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.