Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Haziri: 17 ditë protestë kundër aktgjykimit të Speciales, rinia po dëshmon guxim

Press Online2 Tetor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link



Teksa sonte mbahet protesta e 17-të me radhë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve në këto protesta.

Duke folur për marshin gjithëpopullor të zhvilluar një ditë më parë, Haziri, i ftuar në “FIVE” u shpreh se pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme dhe se protestuesit kanë përcjellë një mesazh të përbashkët kundër vendimit të Speciales.

“Dje e kemi pas një marsh gjithëpopullor dhe ka qenë marshi më i madh që është organizu naj herë dhe është emocion i veçantë t’ju drejtohet një numri aq të madh të audiencës që ndaj të njëjtin kundërshtim e revoltë dhe jemi bashkë tash e 17 ditë e natë duke protestuar në Prishtinë e qytete të ndryshme duke përqu një mesazh dhe duke e shprehur revoltën kundër një vendimi të një gjykate politike”, u shpreh Haziri.

Ai tha se pjesëmarrja e të rinjve në protesta ka qenë një nga elementet që, sipas tij, i ka dhënë forcë kësaj nisme.

“Sot është dita e 17-të që ne prej vendimit të Gjykatës Speciale jemi në shesh të Prishtinës duke protestuar kundër atij vendimi dhe gjatë gjithë kësaj kohë ku kam qetë prehje dhe ngushëllim nëse mundem me thënë në gjithë këtë ngjarje që ka goditë vendin dhe neve si familje e dëshmorit është rinia e Kosovës dhe guximi e gatishmëri e forca e tyre përmes protestës me e shpreh pakënaqësinë dhe me ruajt Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si dhe mirënjohja e tyre për dëshmorët e gjithë ata që kanë dhënë shumë për Kosovën dhe mendoj se kjo ja ka vlejte dhe të gjithë janë krenarë për këtë rini dhe të gjithë ja bëjnë hallall atyre që kanë dhënë jetën e kanë bërë shumë për Kosovën”, u shpreh Haziri.

Haziri ka deklaruar se, sipas tij, aktgjykimi i Speciales ka goditur jo vetëm ish-krerët e UÇK-së, por edhe figurën dhe trashëgiminë e luftës çlirimtare.

Mes tjerash, Haziri përsëriti se sipas tij, po të ishte gjallë, edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, do të mund të përballej me akuza nga kjo gjykatë.

“Vendimi i Gjykatës Speciale, ai dënim i krerëve të UÇK-së dhe dënimi i UÇK-së është dënim për të gjithë dëshmorët e Kosovës. Unë e kam thënë e po e përsërisë se edhe po të ishte Adem Jashari gjallë do të ishte i pari që do të akuzohej e dënohej nga kjo gjykatë – të gjithë dëshmorët e heronjtë e Kosovë secili nga ta do të akuzohej e dënohej sepse kjo Gjykatë na tregoi se vendimet nuk i merr në bazë të provave e fakteve por që vendimet i ka të diktuara politikisht e të fabrikuara në Serbi e të ekzekutuara në Hagë”, u shpreh ai.

 

Previous ArticleEmma Heming Willis ndan një mesazh prekës për Bruce Willis dhe sfidat e demencës
Next Article Nismë e përbashkët e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, Liqeni i Prespës të vendoset në listën e UNESCO-s

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

Press Online20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Për vite me radhë, një gabim i vogël drejtshkrimor apo një këngë…

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Jose Mourinho ka reaguar ndaj spekulimeve për të ardhmen e Endrickut te…

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Mauricio Pochettino ka identifikuar një nga objektivat e tij të parë për…

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Sot (e premte), 20 nëntor 2026, është hedhur në selinë e UEFA-s…

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

Press Online20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez u shfaq me një kombinim glamuroz në premierën e filmit…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.