Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit

Press Online1 Tetor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link



Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka hapur fushatën “Tetori Rozë”, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe nevojën për mbështetje institucionale për gratë e prekura nga kjo sëmundje. Ajo ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.

Në hapjen e fushatës, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ka vlerësuar se institucionet duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje nevojave të grave, duke siguruar mjete për kujdesin shëndetësor dhe trajtimin e tyre.

“Fushatën “Tetori Rozë” po e hapim këtë vit pikërisht këtu, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në këtë shtëpi miratohen ligjet, por po ashtu edhe ndahet paraja publike. Këtu na takon që nevojave të grave t’u japim vendin që e meritojnë dhe të sigurojmë mjetet për kujdesin që atyre ju duhet. Vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, secili rast ka hyrë në jetën e dikujt që deri atëherë kishte shqetësime të tjera. Në punë, në shtëpi, plane të pambaruara, për të ardhmen. Papritur, shumëçka është dashur të presë. Gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, që nga viti 2023 mamografia ofrohet pa pagesë në shëndetësinë publike, po nga ai vit edhe rikonstruksioni i gjirit ofrohte pa kosto dhe pa listë pritjeje”, tha ajo.

Haxhiu ka përmendur edhe disa nga masat e ndërmarra në vitet e fundit në fushën e trajtimit të kancerit të gjirit, përfshirë sigurimin e aparaturës “Sentinel” në vitin 2024 dhe rritjen e buxhetit për barnat onkologjike nga tetë në 22 milionë euro.

“Në vitin 2024 është siguruar aparatura “Sentinel”, e cila ndihmon në identifikimin e nyjave limfatike që duhen vlerësuar dhe mundëson raste të përshtatshme shmangien e ndërhyrjeve më të gjera në to. Ndërkohë, buxheti për barnat onkologjike është rritur nga 8 milionë në 22 milionë euro. Tani, kësaj pune po i shtohet edhe plani i veprimit për skriningun e kancerit të gjirit, i hartuar për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë me përfshirjen e tri niveleve të kujdesit shëndetësor. Në kuadër të tij parashihet funksionalizimi i kabineteve radiologjike nëpër komuna, bashkë me 8 mamografë të rinj statikë digjitalë”, tha ajo.

Previous ArticleNga kuzhina me butona te pararendësit, dikur kështu imagjinohej shtëpia e së ardhmes!
Next Article SHBA-ja largohet nga Iraku, rritet frika për rikthimin e Shtetit Islamik

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.