Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dështon ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbijeton pas…

Press Online1 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një procedurë ekzekutimi në Tenesi të Shteteve të Bashkuara është ndërprerë pasi Christa Pike, e dënuar me vdekje për një vrasje të kryer në vitet ’90, vazhdoi të shfaqte shenja jetësore pas administrimit të medikamentit të parashikuar për injeksionin vdekjeprurës. 50-vjeçarja u dërgua më pas në spital, ndërsa përfaqësuesit e saj ligjorë kërkuan ndërhyrje të menjëhershme për të penguar vazhdimin e procedurës.

Sipas versionit të paraqitur nga avokatët e Pike, gjatë ekzekutimit asaj iu administruan dy doza pentobarbitali. Megjithëse kishte humbur ndjenjat, zemra e saj vijonte të rrihte dhe, sipas tyre, mund të dëgjohej ende duke marrë frymë. Një prej avokatëve deklaroi për BBC se Pike ishte transportuar në një strukturë spitalore, ku po merrte ndihmë mjekësore.

Rasti i saj lidhet me një prej krimeve më të njohura të viteve ’90 në Tenesi. Pike ishte vetëm 18 vjeçe kur ndodhi vrasja e Colleen Slemmer, 19 vjeçe. Dy vajzat ishin njohur në një program trajnimi për të rinj me probleme. Sipas dosjes gjyqësore, Pike, së bashku me të dashurin e saj të atëhershëm, Tadaryl Shipp, e sulmuan Slemmer dhe e torturuan përpara se ta vrisnin.

Procesi penal përfundoi në vitin 1996 me shpalljen fajtore të Pike dhe dënimin e saj me vdekje. Familja e viktimës kishte kërkuar prej kohësh që dënimi të ekzekutohej. Nëna e Colleen Slemmer, May Martinez, kishte deklaruar më herët për Associated Press se vrasja e së bijës vazhdonte ta përndiqte edhe dekada më vonë. Ajo kishte treguar se mendonte vazhdimisht për minutat e fundit të jetës së vajzës së saj dhe për përpjekjet që 19-vjeçarja kishte bërë për t’u larguar nga agresorët. Zhvillimet gjatë ekzekutimit të Pike pritet të hapin tashmë një tjetër kapitull ligjor, pasi avokatët e saj kanë kërkuar ndalimin e procedurës pas komplikacioneve të raportuara gjatë administrimit të injeksionit.

 

Previous ArticleVjedhje në Greqi e Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal në Maqedoni! 30 bastisje, 21 të dyshuar
Next Article Skandali në showbizin shqiptar: Elton Tozaj zbulon ofertën e papritur për të fshirë videot

Lajme të ngjashme

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI

Fëmijët në Roblox, në rrezik/ Akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit. Dy dëshmitarë rrëfejnë para Senatit

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.