Rita Ora ka kaluar testin e vozitjes në Los Angeles, 12 vjet pasi u fotografua për herë të parë duke marrë mësime për drejtimin e makinës.
Këngëtarja 35-vjeçare e konfirmoi lajmin përmes rrjeteve sociale, ku publikoi një fotografi duke mbajtur certifikatën e re dhe duke pozuar pranë një makine të autoshkollës “Dollar Driving School” në Los Angeles.

Në një seri fotografish nga ditët e fundit, Ora shkroi shkurt: “Ka qenë një javë”.
Rita kishte nisur mësimet e vozitjes në vitin 2014. Në atë periudhë, ajo jetonte në Los Angeles me partnerin e atëhershëm, DJ Calvin Harris, dhe sipas raportimeve të kohës, ai i kishte blerë një makinë me vlerë rreth 100 mijë paund për ta inkurajuar që të merrte patentën.
Megjithatë, për shkak të angazhimeve të saj profesionale dhe udhëtimeve të shumta, procesi u zgjat për më shumë se një dekadë. Vetëm tani, 12 vjet pas fillimit të mësimeve, këngëtarja ka përfunduar provimin praktik dhe mund të drejtojë zyrtarisht makinën.
Ndërkohë, Rita Ora është e martuar me regjisorin Taika Waititi. Çifti ka folur së fundmi edhe për dëshirën për të zgjeruar familjen e tyre.
Në një intervistë, këngëtarja ka treguar se ka ngrirë vezët kur ishte në mesin e të 20-ave dhe se dëshiron të ketë një fëmijë me bashkëshortin e saj, i cili ka dy vajza nga martesa e mëparshme.
Kam një marrëdhënie shumë të bukur me vajzat e mia të njerkut dhe do të doja ta zgjeronim familjen, por… kur?
-është shprehur Ora.
Pas një procesi që nisi në vitin 2014, Rita tashmë ka marrë zyrtarisht patentën dhe i është bashkuar shoferëve që mund të lëvizin vetë në rrugët e Los Angelesit.


