Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka nisur seancën plenare, edhe pse kanë kaluar një orë nga koha e paraparë për fillimin e saj.
Seanca ishte paraparë të niste në orën 11:00, por deri më tani vetëm disa prej deputetëve kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit.
Në rend dite janë pesë pika, përfshirë betimin e deputetëve, miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026, zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe formimin e komisioneve parlamentare.
Ende nuk dihet arsyeja e vonesës dhe se kur pritet të nisë seanca.


