Këto janë orë të vështira për shëndetin e Daniel Osvaldos, ish-futbollistin e shumë skuadrave në Itali përshirë Juventusin, Interin dhe Romën, i cili u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një problemi serioz në mushkëri.
Osvaldo, i cili ka luajtur edhe më kombëtaren e Italisë, është aktualisht i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv në një prej spitaleve të Buenos Ajros.
Gjendja shëndetësore e ish-futbollistit u përkeqësua pas disa ditësh vuajte në shtëpinë e tij, ku u trajtua nga motra dhe një mik. Transferimi i tij i shpejtë në një qendër shëndetësore në provincën e Buenos Airesit përcaktoi që 40-vjeçari kishte një hemoragji serioze pleurale në anën e djathtë të mushkërisë si dhe një infeksion.
LEXO EDHE: Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë!
Duke pasur parasysh rëndësinë e situatës mjekët vendosën për një ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale për të kulluar lëngjet dhe për të pastruar zonën e prekur. Sipas raporteve të shtypit lokal, kirurgët hoqën gjithashtu një pjesë të indit të mushkërive për të ndaluar përkeqësimin.
40-vjeçari mbetet në një prognozë të kujdesshme, me shenjat jetësore që monitorohen vazhdimisht. Familja e ish-sulmuesit ka kërkuar konfidencialitet maksimal, duke bërë që institucioni i kujdesit shëndetësor të kufizojë vizitat vetëm tek të afërmit e ngushtë, pa publikuar raporte mjekësore.
Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 2020, Osvaldo iu përkushtua muzikës dhe më vonë një karriere si komentator televiziv. Në disa raste ai ndau publikisht momentet e vështira për jetën e tij personale, të shënuara nga lufta e tij me depresionin dhe varësinë.
LEXO EDHE: FORMULA 1 / Kryevepër e Rasëll në Azerbajxhan, sinjal për rihapjen e kampionatit edhe pas mrekullisë së radhës të Antonelit!


