Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët në Michigan gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për procesin e integrimit europian, tha se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2030.
Janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe vijon puna për mbylljen e tyre.
Rama u shpreh gjithashtu se shqiptarët tashmë jetojnë me bindjen se “mund të bëhet më mirë”, duke e lidhur këtë me ndryshimet dhe pritshmëritë e reja në vend.
Duke iu referuar protestës në Tiranë, kryeministri vuri në dukje se kjo frymë përfaqëson edhe kërkesën për një “Shqipëri të re”.
Ai komentoi edhe dënimin nga Gjykata e Hagës të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se Shqipëria do të jetë në krah të shtetit të Kosovës.
Në vijim, Rama vlerësoi rolin e diasporës shqiptare, të cilën e cilësoi si një “det të madh energjie” që kontribuon për Shqipërinë.
Kryeministri ndodhet në SHBA në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.


