Muret e Bakusë në kualifikueset e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Botërorin e Formula 1, i rezervuan një shaka të hidhur Andrea Kimi Antonellit.
Piloti italian i Mercedes në sesionin e parë të këtyre provave bëri një gabim të rëndë që ia komplikon fundjavën kryesuesit të kampionatit. Në kthesat e fundit të xhiros në tentativën e dytë, Antonelli u përplas me muret mbrojtëse dhe si pasoja gomat u çanë dhe amortizatorët u thyen me italianin që u detyrua të tërhiqej. Gjithsesi Antonelli arriti të kalojë sesionin e parë, por do ta nisë garën nga vendi i 16 që do të thotë se do të duhet që të bëjë sërish një seri parakalimesh si në Monza.
Kështu që protagonisti i madh i provave zyrtare është George Russell që fitoi pole position i pesti për të, me kohën 1 minutë 42 sekonda e 526 të qintat duke krijuar një distancë të madhe me ndjekësit e tij. Dhe në fakt, Charles Leclerc u rendit në vendin e dytë me 837 të mijtat më shumë se Russell, i ndjekur nga Piastri në të tretin me 838 të mijtat më shumë.
LEXO EDHE: ‘FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit’/ Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror
Vendi i katërt për Isack Hadjar që u rikthye në pistë pas dëmtimit në kyçin e dorës duke mposhtur shokun e tij të skuadrës Max Verstappen me holandezin që u detyrua të pranonte vendin e 8. Përpara tij u pozicionuan Lando Norris, Lewis Hamilton dhe Gasly, ndërkohë që dhjetëshen më të mirë që u plotësua nga Carlos Sainz dhe Colapinto.
LEXO EDHE: Botërori i MotoGP/ Prezantohet kalendari 2027, debutojnë Buenos Aires dhe Adelaide


