Zinedine Zidane nuk është një trajner si gjithë të tjerët në Francë. Për të kuptuar këtë fakt mjafton të shikohet personeli i shtuar pranë komisarit teknik pasi mori detyrën e re.
Federata Franceze e Futbollit ka menduar që të shtojë sigurinë përrreth teknikut duke punësuar një truprojë dhe një oficer sigurie, të cilët do të shoqërojnë Zidane kudo.
Të njëjtin protokoll Franca ka ndjekur edhe me Kylian Mbappé gjatë Botërorit 2026. Për shkak të popullaritetit, gjatë të gjithë turneut ai vendosi që të mbronte lojtarin duke shtuar stafin që merrej me sigurinë e futbollistëve.


