Federico Valverde do të mungojë ndaj Romës në Champions League. Mesfushori uruguaian pësoi një dëmtim në kyçin e majtë gjatë derbit ndaj Atlético Madridit, të humbur 2-1 nga Reali.
Real Madridi konfirmoi se Valverde ka pësuar një ndrydhje të shkallës së tretë, që pritet ta mbajë jashtë fushave për disa javë.
Kështu, ai nuk do të jetë në dispozicion për duelin ndaj Romës në “Olimpico”, më 14 tetor. Mungesë e rëndësishme për skuadrën madrilene në Champions League.


