Avokati Tomë Gashi tha se rastet që ka përmendur Trupi Gjykues gjatë shqiptimit të dënimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, janë të mbyllura dhe si të tilla s’kanë mundur të përdoren prej asnjërit.
“Ne avokatët vendorë e dimë që këto raste që i përmendi Trupi Gjykues janë raste të përmbyllura, të plotfuqishme dhe nuk kanë mundur të përdoren prej asnjërit prej tyre”.
Më pas, Gashi kritikoi mbrojtjen e katërshes.
“Në prizmin tim strategjia e mbrojtjes ka qenë krejtësisht e gabuar për shkak që të mos i lejojnë, në kuptimin me i këshillu që mos me dhënë deklarata mbrojtëse”.


