Angelina Jolie ka tërhequr vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri, “Without Blood”, por këtë herë nuk ishte vetëm projekti kinematografik ai që mori vëmendjen.
Aktorja dhe regjisorja 51-vjeçare u shfaq në New York së bashku me vajzën e saj, Zahara, në një prej daljeve të tyre më të fundit publike.

Nënë e bijë morën pjesë në shfaqjen e filmit të hënën mbrëma, më 14 shtator, ku u fotografuan së bashku dhe tërhoqën vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante.
Zahara, 21 vjeçe, zgjodhi një veshje elegante dhe të thjeshtë, ndërsa Jolie u shfaq me stilin e saj minimalist dhe të sofistikuar. Dyshja u fotografua krah njëra-tjetrës, duke dhënë një tjetër moment të rrallë nga marrëdhënia e tyre nënë-bijë.

Prania e Zahara-s ishte veçanërisht domethënëse pasi “Without Blood” është një projekt shumë personal për Jolie-n. Filmi është shkruar, drejtuar dhe prodhuar prej saj dhe bazohet në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit italian Alessandro Baricco.
Në qendër të historisë janë temat e luftës, traumës, kujtesës dhe shërimit. Filmi ndjek një histori të vendosur pas një konflikti të paidentifikuar dhe eksploron pasojat që dhuna dhe humbja lënë pas te njerëzit.

Në rolet kryesore janë Salma Hayek dhe Demián Bichir, ndërsa Jolie ka treguar se puna me kastin ishte një nga aspektet më të rëndësishme të projektit.
“Alessandro Baricco’s ‘Without Blood’ examines universal truths about trauma, memory and healing”, kishte deklaruar Jolie, duke shtuar se “emotional intimacy and openness” që sollën aktorët dhe ekipi në film ishte jashtëzakonisht e veçantë.

Edhe Salma Hayek ka folur me shumë emocion për bashkëpunimin me Jolie-n, duke e cilësuar eksperiencën si “një eksperiencë të veçantë dhe ndihmuese” dhe duke vlerësuar ndjeshmërinë me të cilën regjisorja trajtoi historinë.
Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane më 18 shtator 2026, pas premierës së tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Por në premierën e New York-ut, përtej filmit dhe emrave të mëdhenj të kastit, ishte lidhja mes Angelina Jolie dhe Zahara-s ajo që tërhoqi vëmendjen.

Në një periudhë kur të gjashtë fëmijët e Jolie-s tashmë janë të rritur, aktorja ka folur kohët e fundit për marrëdhënien e saj me ta dhe për mënyrën se si po hyn në një kapitull të ri të jetës. Për Zahara-n, ajo ka shprehur veçanërisht krenari për rrugëtimin e saj akademik dhe personal.
Dhe ndërsa “Without Blood” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Jolie-s si regjisore, mbrëmja në New York solli edhe një moment shumë më personal: Angelina dhe Zahara, nënë e bijë, së bashku në një nga netët më të rëndësishme të projektit të saj të ri.


