Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rezultatet e PISA-s edhe këtë vit të dobëta! Sipas ministres, fajin e kanë reformat e mëparshme

Press Online9 Shtator 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rezultatet e PISA-s edhe këtë vit janë shumë të dobëta dhe fajin për këtë ministrja e Arsimit Vesna Janevska e sheh te reformat që janë bërë më parë. “Ne erdhëm në pushtet në vitin 2024, vetëm gjashtë muaj më pas në vitin 2025 janë bërë këto testime” u shpreh ajo. Nxënësit 15-vjeçarë kanë rezultate më të dobëta në matematikë krahasuar me vitin 2022, ndërsa rezultatet në lexim dhe shkencë mbeten pothuajse në të njëjtin nivel.

“Për fat të keq, në vitin 2001 kemi pasur rezultate më të mira në lexim dhe të kuptuar. Rezultatet më të mira i kemi pasur në vitin 2018, që, sipas mësimdhënësve dhe analizave, është rezultat i reformës ‘Kembrixh’. Rezultatet e reformës që po zbatohet aktualisht do t’i shohim kur këta nxënës të mbushin 15 vjeç, pra diku pas 9-10 vitesh. Për fat të keq, nuk bëhet fjalë vetëm për programet. Do të duhet t’u kushtojmë shumë më tepër vëmendje edhe elementeve të tjera që përbëjnë sistemin arsimor”, u shpreh Janevska.

Ekzistojnë teza se teknologjia ka ndikim të konsiderueshëm në këto rezultate në nivel global, tha Janevska, duke folur për rezultatet e dobëta.

“Po ekzistojnë edhe teza të tjera se e gjithë situata shoqërore në vende të caktuara, si dhe situata globale, kanë ndikim të konsiderueshëm. Ende nuk mund të themi se vetëm inteligjenca artificiale kontribuon seriozisht në këtë. Ndoshta ndikim më të madh kanë rrjetet sociale, përdorimi i pakontrolluar i telefonave dhe tabletëve”, tha Janevska.

Sipas rezultateve të testimit ndërkombëtar PISA 2025, në testin e matematikës vetëm 32 për qind e nxënësve kanë arritur të paktën nivelin bazë të njohurive. Në shkencë, rreth 36 për qind e nxënësve në vend kanë zotëruar konceptet bazë. Në raport theksohet se në këtë fushë asnjë nxënës nuk ka arritur nivelet më të larta 5 ose 6. Ndërkaq, vetëm rreth 26 për qind e nxënësve në Maqedoninë e Veriut kanë arritur nivelin 2 ose më lart në lexim.

Previous ArticleGjini: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes, do t’i drejtohemi Kushtetueses
Next Article Foto me Jonida Maliqin u bë virale, reagon për herë të parë ish-banori i BBV5: “Gjërat shijohen, nuk ka…”

Lajme të ngjashme

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.