Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Haalandi e vazhdon ‘çmendurinë’ e tij në Evropë, e thyen një rekord me golin e tij

Press Online9 Shtator 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Erling Haaland e nisi fushatën e tij në Ligën e Kampionëve në mënyrën e tij tipike.

Norvegjezi e udhëhoqi Manchester Cityn drejt një fitoreje të çmuar 2-0 në transfertë ndaj Portos të martën mbrëma, në “Estadio do Dragao”, në ndeshjen e parë të fazës së ligës.

Sulmuesi i Cityt zhbllokoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë.

Në minutën e 47-të, ai u ngrit për të goditur me kokë një krosim të saktë nga afrimi i ri Enzo Fernández dhe e dërgoi fuqishëm topin në shtyllë, para se ai të përfundonte në rrjetë.

Goli i dytë erdhi në minutën e parë të kohës shtesë. Haaland përfitoi nga një pasim magjik i algjerianit Rayan Aït-Nouri brenda zonës dhe goditi një top të ulët, të cilin portieri nuk arriti ta ndalte.

Sipas specialistëve të statistikave të futbollit “Squawka”, ky gol e çoi norvegjezin në kuotën e 59 golave në historinë e Championsit, duke kaluar yllin gjerman Thomas Müller, i cili ka 57 gola, dhe duke u ngjitur në vendin e shtatë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion. Haaland e ka arritur këtë shifër në vetëm 59 ndeshje.

Një gol për ndeshje është një ritëm frikësues dhe kjo do të thotë se shtatë legjendat që kanë kaluar kuotën e 58 golave në Champions janë shumë prapa tij për sa i përket ndeshjeve të nevojshme për të arritur këtë shifër.

Lionel Messi, ndjekësi më i afërt i Haalandit, iu deshën 76 ndeshje për të arritur 58 gola. Robert Lewandowskit iu deshën 83 ndeshje, ndërsa Kylian Mbappés 89.

Legjendat e tjera janë edhe më prapa: Cristiano Ronaldos iu deshën 96 ndeshje, Karim Benzemas 108, ndërsa Raúl González arriti në këtë shifër pas 111 ndeshjesh./GazetaExpress/

Previous ArticlePrinci George ndjek gjurmët e babait të tij William, nis zyrtarisht…
Next Article MPB: Bajrami u dorëzua në pikën kufitare “Bllacë”, është dërguar në burgun e Shutkës

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.