Miley Cyrus ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re, “Bass Persuades”, duke sjellë një performancë të guximshme dhe një estetikë të frymëzuar nga vitet ’80.
Këngëtarja 33-vjeçare shfaqet në disa prej skenave me veshje minimale, ndërsa kërcen pranë balerinëve pa bluzë.

Në fillim të videoklipit, Miley shfaqet me një sytjena të zezë, pantallona me bel të lartë, kapelë dhe doreza. Më pas, ajo heq disa prej veshjeve dhe shfaqet me të brendshme, geta dhe taka transparente.
Në skena të tjera, këngëtarja kërcen pranë balerinëve pa bluzë, ndërsa më vonë shfaqet me një xhaketë lëkure, duke ecur nëpër rrugët e qytetit dhe duke udhëtuar me një makinë me çati të hapur.

Kënga është titulli kryesor i albumit të dhjetë në studio të Miley Cyrus, i cili pritet të publikohet më 18 shtator.
Përmes “Bass Persuades”, Miley sjell një atmosferë nostalgjike dhe një mesazh për dëgjuesit që të shkëputen nga telefonat, të largohen për pak nga ekranet dhe t’i rikthehen kërcimit dhe argëtimit.
Videoklipi shënon një tjetër kapitull në imazhin artistik të Cyrus, e cila edhe këtë herë zgjedh një qasje të guximshme për të shoqëruar muzikën e saj të re.


