Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zyrtare/ Martinelli nis aventurën e re në Arabinë Saudite, firmos me Al-Hilal

Press Online3 Shtator 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, është transferuar te Al-Hilal në Arabinë Saudite për një shumë prej rreth 70 milionë eurosh.

Marrëveshja përfshin një shumë të garantuar dhe një klauzolë për përfitim nga një shitje e ardhshme, duke i dhënë fund qëndrimit shtatëvjeçar të brazilianit në veri të Londrës.

Martinelli, 25 vjeç, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Al-Hilal, që aktualisht ndodhet në krye të renditjes së kampionatit saudit së bashku me Al-Nassr të Cristiano Ronaldos.

Braziliani iu bashkua Arsenalit në vitin 2019 nga Ituano dhe kishte edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin londinez.

Megjithatë, trajneri Mikel Arteta e kishte bërë të qartë se Martinelli nuk ishte pjesë e planeve të tij për këtë sezon.

“Jam krenar që jam blu, krenar që jam pjesë e Al-Hilal”, deklaroi Martinelli në videon e prezantimit të tij të publikuar në rrjetet sociale të klubit.

Te Al-Hilal, ai do të bashkohet me sulmuesin anglez Ollie Watkins, i cili iu bashkua klubit saudit pas largimit nga Aston Villa për rreth 60 milionë euro.

Gjithashtu, gjatë kësaj vere te Al-Hilal u transferua edhe anësori holandez Crysencio Summerville nga West Ham. Klubi saudit drejtohet nga trajneri italian Simone Inzaghi.

Pagat që Al-Hilal i ka ofruar Martinellit besohet se janë dukshëm më të larta se kontrata e tij te Arsenali, ku raportohej se përfitonte rreth 210 mijë euro në javë.

Sezonin e kaluar, Martinelli zhvilloi 53 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi 11 gola, ndërsa Arsenali fitoi titullin e kampionit në Ligën Premier për herë të parë që nga viti 2004.

Megjithatë, braziliani nuk ishte përfshirë në dy listat e para të Arsenalit për ndeshjet e këtij sezoni. Arteta e kishte bërë të qartë se minutat e lojës për Martinellin do të ishin të kufizuara nëse ai do të qëndronte në skuadër.

Edhe ish-sulmuesi i Arsenalit, Ian Wright, kishte kritikuar mënyrën se si klubi po e trajtonte brazilianin, veçanërisht pasi ai u la jashtë skuadrës për ndeshjen hapëse ndaj Coventryt.

“Mënyra se si po trajtohet Martinelli aktualisht më bën të ndihem vërtet në siklet. E di që mund të duan që ai të largohet dhe shumë njerëz mund të thonë se ka ardhur koha për këtë. Por ka mënyra për ta bërë këtë dhe duhet të merret parasysh edhe mënyra se si ai dëshiron të largohet”, kishte deklaruar Wright.

Previous ArticleZemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës
Next Article Hugh Jackman zbulon planin për të investuar te futbolli?

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.