Jennifer Aniston dhe partneri i saj, Jim Curtis, kanë folur hapur për një periudhë të vështirë shëndetësore në jetën e tij, e cila, sipas Curtis, ndikoi ndjeshëm në mënyrën se si ai e sheh botën dhe jetën.

Gjatë bisedës, Curtis tregoi se në të 20-at përjetoi një problem serioz të palcës kurrizore, i cili shkaktoi dëmtim të nervave dhe paralizë.
Një natë e gjeta veten në spital sepse kisha dhimbje të forta trupi. Diagnoza ishte aty dhe ishte shumë e frikshme
-rrëfeu ai.
Curtis tregoi se pas kësaj përvoje trupi i tij filloi të ngrinte dhe të pësonte spazma, ndërsa ai duhej të përballej edhe me frikën që i shkaktoi gjendja e tij.

Sipas Curtis, ndryshimi në mënyrën e të menduarit nuk ndodhi menjëherë, por ishte një proces gradual që e ndihmoi ta shihte përvojën e tij nga një këndvështrim tjetër.
Nuk ke pse të jetosh si viktimë ose të jetosh në vuajtjet e tua. Vështirësitë e tua mund të bëhen forca jote pasi t’i pranosh dhe t’i duash ato. Nuk ke pse ta lejosh frikën të të ndalojë të jetosh ëndrrën tënde
Për Curtis, përvoja shëndetësore u shndërrua kështu në një pikë kthese, duke ndikuar në mënyrën se si ai përballet me vështirësitë dhe e sheh jetën sot.


