Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka qëndruar sot për një vizitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në takimin me Abdixhikun, kanë diskutuar për situatën politike. Kreu i LDK-së ka thënë se refuzimi i kandidatit të propozuar nga LDK’ja përbën një zhvillim të pafavorshëm për vendin.
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Rudolph diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në situatën e krijuar pas refuzimit të propozimit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Kryetari Abdixhiku vlerësoi se refuzimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja për President dhe pamundësia për të përmbyllur këtë proces institucional përbëjnë një zhvillim të pafavorshëm për stabilitetin politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit”, thuhet në njoftimin e LDK’së.


