Miley Cyrus ka ndezur një valë spekulimesh mes fansave, pasi emri i saj ka pësuar një ndryshim të papritur në kanalet zyrtare, duke ngritur pikëpyetje nëse këngëtarja po përgatitet të nisë një kapitull të ri në karrierën e saj.
Gjithçka nisi pasi këngëtarja 33-vjeçare publikoi në rrjetet sociale një fotografi misterioze, në tonalitete të zeza dhe të kuqe, ku shfaqej vetëm një sy. Postimi u publikua të hënën pa asnjë shpjegim, duke i lënë fansat të hamendësojnë se çfarë fshihet pas tij.
Por surpriza e vërtetë erdhi pak më vonë. Faqja e saj zyrtare mileycyrus.com nisi t’i ridrejtonte vizitorët në një adresë të re, mileyofficial.com, ku tani shfaqet vetëm fjala “MILEY”, me shkronja të mëdha dhe në të njëjtin stil vizual me imazhin misterioz.
Ndryshimi ishte i mjaftueshëm që fansat të nisin menjëherë teoritë se këngëtarja mund të ketë vendosur të heqë “Cyrus” nga emri i saj skenik.
Megjithatë, deri tani Miley nuk ka konfirmuar se do të përdorë vetëm emrin e parë në të ardhmen.
Është gjithashtu e mundur që ndryshimi të jetë pjesë e një fushate të përkohshme për një projekt të ri muzikor, pas të cilit ajo mund të rikthehet te emri i plotë Miley Cyrus.
Pavarësisht mungesës së një konfirmimi zyrtar, fansat duket se janë bindur se diçka e re është duke u përgatitur.
Vetëm Miley… sepse ajo është një ikonë e vërtetë
-shkroi një përdorues në Instagram.
Një tjetër ishte edhe më i drejtpërdrejtë në X:
MILEY PO VJEN.
Madje, disa fansa nisën të diskutojnë edhe mundësinë që këngëtarja ta bëjë përgjithmonë emrin “Miley” identitetin e saj artistik.
Lënia e mbiemrit nga Miley ka shumë kuptim sepse ajo është fjalë për fjalë e vetmja Miley, kështu që as nuk i duhet mbiemri për të ditur se kush është
-shkroi një fans.
Jo të gjithë e kanë pritur me entuziazëm idenë.
Nuk e di çfarë të mendoj për faktin që Miley e la pas emrin Cyrus
-shkroi një komentues.
Një tjetër ishte edhe më i prerë:
Nuk e miratoj këtë, ajo është MILEY CYRUS!! Miley nuk është e plotë pa Cyrus.
Për momentin, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ndryshimin dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një riemërtim të vërtetë apo thjesht për një fushatë misterioze që i paraprin një projekti të ri.
Por një gjë është e sigurt: Miley ka mjaftuar të heqë një fjalë nga faqja e saj për të ndezur një nga teoritë më të mëdha të fansave, dhe tani të gjithë po presin të zbulojnë çfarë fshihet pas “MILEY”.


