Për herë të parë pas një dekade, revista prestigjioze “Vanity Fair” ka publikuar listën me 70 njerëzit më të veshur në mënyrë elegante në botë për vitin 2026. Mes emrave të pritshëm, yjeve të Hollywood-it dhe ikonave botërore të muzikës, në listë është përfshirë edhe një emër krejt i papritur; Papa Leo XIV.
Revista e ka vlerësuar 70-vjeçarin, kreun e Kishës Katolike, për mënyrën se si ka ngritur stilin papnor në “lartësi qiellore”.
Një nga paraqitjet e tij më karakteristike është ajo në një dokumentar të prodhuar nga Vatikani, ku në një moment të shkurtër shihet se poshtë veshjes së tij tradicionale të bardhë papnore mban një palë atlete Nike.
The internet is loving the Pope in sneakers
The pontiff Leo XIV was seen in vintage Nike Franchise Low in the trailer for the documentary Leone a Roma, dedicated to the new Pope. pic.twitter.com/hDMDeA41Q8
— NEXTA (@nexta_tv) May 10, 2026
Korrespondenti i modës i “Vanity Fair”, José Criales-Unzueta, i cili mori pjesë në përpilimin e listës, tha se ekipi u impresionua nga “stili i lindur amerikan” që përcjell imazhi i Papës.
Papa, i lindur në Çikago, ka fituar një ndjekës të veçantë edhe në botën e modës, falë dashurisë së tij për veshjet e punuara me dorë dhe aksesorët vintage. Përveç atleteve, ai preferon këpucë të thjeshta të zeza të tipit Oxford, në vend të këpucëve tradicionale të kuqe papnore.
Ai mban gjithashtu një orë zvicerane quartz, e cila nuk prodhohet më, ndërsa përdor një çantë dokumentesh personale, të vjetër dhe të konsumuar.
Në qershor të vitit 2025, gjatë një audience publike në sheshin e Shën Pjetrit, Papa u shfaq edhe me një kapele bejsbolli të Chicago White Sox, të vendosur mbi kapelen e tij papnore.
Për ceremonitë më zyrtare, Leo XIV i beson stilistit italian Filippo Sorcinelli, i cili ka dizajnuar veshje papnore edhe për Papa Benediktin XVI dhe Papa Françeskun.
Yes, that’s a White Sox cap.
Pope Leo XIV sported some headwear from his favourite baseball team at the Vatican City yesterday
📸 @whitesox pic.twitter.com/nuov0wfnXL
— MLB Europe (@MLBEurope) June 12, 2025
Kjo nuk është hera e parë që stili i Papës tërheq vëmendjen e industrisë së modës. Në fund të vitit të kaluar, ai u përfshi në listën e “Vogue” me njerëzit më elegantë të vitit 2025, krahas emrave si A$AP Rocky dhe Bad Bunny.
Ndërkohë, “The New York Times” e kishte renditur Papën Leo XIV mes “67 njerëzve më me stil të vitit 2025”.


